Proceset e punës në evroTarget: Rritja profesionale dhe benefitet e të punuarit tek ne

Tech

evroTarget është një kompani lidere në treg, e njohur për ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera në menaxhimin e të dhënave të energjisë dhe prokurimit për kompani të mëdha në Gjermani.

Ekipi ynë është duke u rritur vazhdimisht dhe ne po ofrojmë vende të sigurta të punës në Back Office për të gjithë gjermanofolësit që jetojnë në Kosovë. Me projekte të cilat kanë kontrata mbi 6 vjeçare, ne ofrojmë një mundësi të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në një mjedis mbështetës dhe dinamik. Bashkëpunëtorët tanë kanë mundësinë të përfshihen në projekte sfiduese dhe të kontribuojnë në suksesin e përgjithshëm të kompanisë.

Proceset e punës në Back Office

Puna në Back Office tek ne në evroTarget përfshin procese të ndryshme në fushën e menaxhimit të të dhënave të energjisë. Ndër klientët tanë numërojmë disa nga kompanitë më të mëdha në tregun e energjisë në Gjermani. Më saktësisht, klientët tanë janë ekuivalent me KEDS-in në Kosovë.

Në Gjermani, konsumatorët fundor, kanë mundësi të ndryshojnë furnizuesin e tyre të energjisë ose të instalojnë panele diellore në çatinë ose ballkonin e tyre për të prodhuar energji elektrike. Kur vendosin të ndryshojn furnizuesin e energjisë, procesi duhet të jetë në përputhje me udhëzimet ligjore dhe procedurale.

Ndërrimi i Furnizuesve të Energjisë

Në rastin e parë kur konsumatori fundor dëshiron t’a ndërroj furnitorin, procesi duhet të përcillet sipas procedurave dhe ligjit, dhe këtu fillon puna jonë.

Në këtë rast, ne veprojmë si rrjet i shpërndarjes dhe përgjegjësia e rrjetit shpërndarës është që t’i bëj ndryshimet në sistemet përkatëse dhe klienti fundor të marr energjinë sipas kërkesës nga furnitori i dëshiruar. Ky process parasheh shumë hapa dhe veprime në sistemet e klientit si dhe koordinim me furnitorët e tjerë.

Instalimi i paneleve diellore

Në rastin kur një konsumator instalon panele diellore në shtëpinë e tij, puna jonë fillon pasi të përfundojë instalimi. Ne verifikojmë dokumentacionin e dorëzuar nga konsumatori dhe veprojmë si rrjeti i shpërndarjes, duke siguruar që çdo lidhje me rrjetin është e dokumentuar siç duhet, sistemet janë rregulluar dhe kapaciteti i panelit diellor është konfirmuar.

Këta janë vetëm dy shembuj të shumë proceseve që ne menaxhojmë në evroTarget. Qëllimi ynë është të sigurojmë që gjithçka të funksionojë pa probleme, duke ofruar shërbime të shkëlqyera për klientët tanë dhe klientët e tyre.

Benefitet që ne ofrojmë

Për ne, punonjësit tanë janë pasuria jonë më e madhe. Kjo është arsyeja pse ofrojmë një spektër të gjerë të benefiteve dhe mundësive për zhvillim profesional dhe personal.

Paga e kënaqshme

Ne në evroTarget besojmë se një pagë e kënaqshme është thelbësore për motivimin dhe kënaqësinë e punonjësve tanë. Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme siguron që puna juaj të vlerësohet dhe të shpërblehet drejt. Kjo na ndihmon të mbajmë një ekip të përkushtuar dhe të angazhuar, i cili është i gatshëm të japë më të mirën e tij në çdo detyrë.

Bonuse

Përkushtimi dhe arritjet tuaja shpërblehen me bonuse atraktive. Në evroTarget, ne e dimë se puna e palodhur dhe rezultatet pozitive meritojnë të njohen dhe të shpërblehen. Bonuset tona janë projektuar për të inkurajuar performancën e lartë dhe për të motivuar ekipin tonë të vazhdojë të përmirësohet dhe të arrijë objektivat e kompanisë.

Sigurim shëndetësor

Sigurimi shëndetësor i mbuluar plotësisht nga kompania është një nga prioritetet tona për të siguruar mirëqenien dhe shëndetin e punonjësve tanë. Ne kujdesemi që ju dhe familja juaj të keni akses në kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, duke ju lehtësuar çdo shqetësim për shëndetin dhe duke ju mundësuar të përqendroheni në karrierën tuaj.

Kontratë afatgjatë

Përfitoni kontratë pune afatgjatë që ju ofron siguri dhe qëndrueshmëri në karrierën tuaj. Ne besojmë se një marrëdhënie afatgjatë me punonjësit tanë është thelbësore për zhvillimin dhe suksesin e përbashkët. Siguria e kontratës afatgjatë ju lejon të planifikoni më mirë të ardhmen tuaj profesionale dhe personale.

Trajnime profesionale

Mundësi të trajnimeve të vazhdueshme profesionale për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë tuaja janë një pjesë kyçe e ofertës sonë. Ne ofrojmë programe trajnimi të personalizuara që mbulojnë fusha të ndryshme të ekspertizës, duke ju ndihmuar të qëndroni të azhurnuar me zhvillimet më të fundit në industrinë e menaxhimit të energjisë dhe përtej.

Mundësi për avancim në karrierë

Mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim të karrierës suaj brenda kompanisë janë gjithmonë të hapura. Ne inkurajojmë dhe mbështesim zhvillimin e brendshëm të punonjësve tanë, duke ofruar mundësi për promovime dhe projekte të reja që sfidojnë dhe pasurojnë përvojën tuaj profesionale.

Ekip bashkëpunues

Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe të motivuar për të promovuar punën ekipore dhe suksesin e ekipit është një nga vlerat tona kryesore. Ne besojmë se një ekip i bashkuar dhe bashkëpunues është çelësi për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta. Prandaj, ne punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme midis kolegëve, duke siguruar një atmosferë pozitive dhe produktive pune.

Bashkohu me Ekipin Tonë  

Nëse je gjermanofolës dhe po kërkon një mundësi të artë për karrierën tënde, evroTarget është vendi i duhur për ty. Ne jemi gjithmonë në kërkim të bashkëpunëtorëve të talentuar që t’i bashkohen ekipit tonë dhe të kontribuojnë në misionin tonë për të ofruar shërbime cilësore klientëve tanë.

Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e një kompanie që të vlerëson vërtetë. Së bashku, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm në industrinë e menaxhimit të të dhënave të energjisë.